Telenews

Ky është 65-vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në një motel

Një person është gjetur pa shenja jete të martën në mbrëmje, në motelin “Lindi” në rrugën Prishtinë – Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij. Rastin e ka konfirmuar Policia, teksa tashmë është zbuluar identiteti i tij.

Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Ismet Xhigoli, rreth 65-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve për shenja vitale.  Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajze rreth 27-vjeçare.

Njësitë përkatëse kanë intervenuar po ashtu, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë. “Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë.

Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”.

Të ngajshme

VV çon ankesë në Supreme për votat e LDK-së të ardhura me postë

Donat Hashani

Sërish protesta në Stamboll/ Mbështetësit e opozitës, kundër arrestimit të kryebashkiakut Imamoglu

Donat Hashani

Specialja ngre aktakuzë ndaj tre të pandehurve për krime lufte

Donat Hashani