Telenews

KY ËSHTË BILANCI 24 ORËSH ME COVID-19 NË KOSOVË

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546. Në total numri i rasteve aktive është 414.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19 për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngajshme

Nga e marta rikthehet pluhuri saharian në Kosovë

FSSh pagoi borxhe mbi 23 milionë Euro në vitin 2023, afër 18 milionë spitaleve në Turqi

Pagjakësia si pasojë e çrregullimeve menstruale: Simptomat, trajtimi dhe komplikimet