Telenews

“Ky është ekipi i Kryeqytetit”, Rama publikon fotografinë me drejtorët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi së bashku me drejtorët e drejtorive të Kryeqytetit, të cilët janë emëruar së fundmi në pozitat drejtuese komunale, transmeton IndeksOnline.

Rama ka thënë se ekipi i tij përbëhet nga profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Kryeqytetit.

“Ky është ekipi i Kryeqytetit. Profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të së mirës publike dhe mirëqenies së çdo qytetari të Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës, ekipi do të funksionojë me përgjegjësi të përbashkët për vazhdimin e projekteve madhore dhe realizimin e vizionit për një Prishtinë moderne, funksionale dhe dinjitoze.

Ai ka theksuar se, përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët mbetet puna me unitet dhe vizion për zhvillimin e Kryeqytetit dhe të ardhmen e qytetarëve

Të ngajshme

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj