Telenews

KY ËSHTË EMRI I GJENERALIT QË UKRAINA THOTË SE E KA VRARË

Një anëtar i ushtrisë ruse është vrarë në qytetin ukrainas Çernobaievka pas sulmeve me artileri, tha të shtunën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook.
Në njoftim thuhet se gjenerallejtënant Andrei Mordivchev, komandant i qarkut jugor të Forcave të Armatosura ruse ka vdekur.
Në njoftimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës po ashtu thuhet se vija e frontit të luftës nuk ka ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, por u shtua se trupat ukrainase kanë arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mikolaiv dhe Sumi.
Këto pretendime të palës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur./rel

Të ngajshme

Kush është Lara Colturi, 20-vjeçarja që i solli Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski?

Rrezarta Ramaj

Temperaturat deri në -8 gradë celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Rrezarta Ramaj

Republikanët në rrezik, votuesit që mund t’ua ndryshojnë fatin në 2028

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…