Telenews

KY ËSHTË EMRI I GJENERALIT QË UKRAINA THOTË SE E KA VRARË

Një anëtar i ushtrisë ruse është vrarë në qytetin ukrainas Çernobaievka pas sulmeve me artileri, tha të shtunën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook.
Në njoftim thuhet se gjenerallejtënant Andrei Mordivchev, komandant i qarkut jugor të Forcave të Armatosura ruse ka vdekur.
Në njoftimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës po ashtu thuhet se vija e frontit të luftës nuk ka ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, por u shtua se trupat ukrainase kanë arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mikolaiv dhe Sumi.
Këto pretendime të palës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur./rel

Të ngajshme

Kryeprokurori Gashi mban takimin e parë me prokurorët: Profesionalizmi dhe integriteti, kyçe për forcimin e sundimit të ligjit

Yllka Gashi

Arsenali arrin marrëveshje për transfrrimin e sulmuesit grek

Yllka Gashi

E rëndë: 76-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës në Mitrovicë

Yllka Gashi