Telenews

Ky është fajdexhiu që u arrestua në Viti, Policia ia gjeti dy armë pa leje

Telenews.al raportoi sot se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar një person të dyshuar për veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari Gazmend Jakupi gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, është marrë me aktivitet kriminal.

Sipas Prokurorisë, i njëjti ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4.900 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat t’i kërkonte nga i dëmtuari M.A., me kamatë prej 10%.

Në aksionin për arrestimin e tij, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat e sipërshënuara penale dhe ndaj tij prokurori i shtetit do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Katër të arrestuar në Londër nën dyshimin për spiunazh për Iranin

Valjeta Turkaj

Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Prekaz

Valjeta Turkaj

Përplasja e Osmanit me Kurtin, Musliu: Kosova nuk ka nevojë për ego politike në majë të shtetit

Valjeta Turkaj