Telenews

Ky është familjari i Capave që u paraburgos, dyshohet se tentoi ta vras Salih Sekiraqën dhe djalin e tij

Rasti Sekiraqët – Capat u rikthye sërish në ‘skenë’, rreth një vit nga incidenti i armatosur mes këtyre dy familjeve, që përfundoi me një të vdekur. Si rezultat i një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, në pranga ra edhe një person i dyshuar për përfshirje në këtë konflikt.

Klankosova.tv raportoi ekskluzivisht se personi që u arrestua për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” është i afërt me familjen Gashi.

Erd Marevci, nip i Capave, u ndalua dhe tashmë është dërguar në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimin se ka gisht në përballjen e 1 shtatorit 2024.

Lajmin për caktimin e kësaj mase të sigurisë e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Marevci dyshohet se në natën kritike, bashkë me disa anëtarë të familjes Gashi, përfshirë tashmë të ndjerin, Premtim Gashi, kanë tentuar që ta privojnë nga jeta Salih Sekiraqën dhe djalin e tij, Shkumbinin.

Ballafaqimi mes tyre eskaloi dhe dy palët nisën atë natë shkëmbimin e zjarrit, ku u shkrepën mbi 100 plumba dhe për pasojë u vra Premtimi.

Ndryshe, Sekiraqa, grupi i tij bashkë dhe Korab Gashi me të tjerët ndodhen në paraburgim.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

CNN: Aeroplanët luftarakë të prodhuar në ShBA u përdorën nga Izraeli për të sulmuar Iranin

Valjeta Turkaj

Mbyllen hapësirat ajrore në Lindjen e Mesme, linjat ajrore ndërkombëtare anulojnë fluturimet

Valjeta Turkaj

Momenti i fundit: fotoja e familjes Rajasthan para aksidentit fatal në Indi

Valjeta Turkaj