Telenews

Ky është i dyshuari për privimin nga jeta të vjehrrit në Prishtinë

 

 

Edon Bujupi, 28 vjeçar është i dyshuari për vrasjen që ndodhi të mërkurën në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, merr vesh Paparaci.com. I njëjti, dyshohet të ketë therur me thikë vjehrrin e tij, i cili edhe pse arriti në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës me shenja jetë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Lajmin për vrasjen e 52-vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Policia tha se është në kërkim të persnit të dyshuar, i cili është identifikuar tashmë nga organet e rendit.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha Ahmeti.

 

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu