Telenews

Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Pejë

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Gjykatës në Pejë, ku një person ka shtënë me armë zjarri, duke lënë të plagosur rëndë dy persona.

Sinjali mëson se i dyshuari është Muhamet Hoxhaj, rreth 45 vjeçar, të cilit Policia ia ka konfiskuar dy revole.

Rasti raportohet se ka qenë hakmarrje për ngjarjen që ka ndodhur te Ujvara e Mirushës, ku mbeti një i vrarë. Sipas informacioneve, i dyshuari ka qëlluar me kallash pas shpalljes së aktgjykimit, kur Gjykata i liroi katër persona për lëndim të lehtë trupor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Izet Mexhidi: Për 15 muaj kemi punësuar mbi 2 mijë shqiptarë në administratën maqedonase

Erzana Fazliu

Moti sot dhe nesër

Erzana Fazliu

Rikthehet Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante

Erzana Fazliu