Telenews

Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në një aksident në Shqipëri

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një 38-vjeçari nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.

Viktima është Lorik Deçi, i cili prej vitesh jetonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të afërmit, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e parakohshme.

“Lamtumirë, Lorik…Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas. Fjalët nuk e lehtësojnë dhimbjen që ndien familja jote, por lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”.

Të ngajshme

Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë –

KushtrimGuraj

Tirana në flakë, protestuesit sulmojnë Komisariatin e Policisë –

KushtrimGuraj

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion –

KushtrimGuraj