Telenews

Ky është i riu që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në Mitrovicë, përfundon në paraburgim

 

 

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur. Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në Mitrovicë, ku Policia ka arrestuar një 23-vjeçar.

Sinjali mëson se i riu që po dyshohet se e ka sulmuar seksualisht 16-vjeçaren, duke e prekur me zor në pjesët intime është Adnan Hajra.

Denoncimi i viktimës aktivizoi Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe brenda kësaj periudhe është ushtruar kërkesa për masën e sigurisë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ka dalë para Gjykatës gjatë ditës së djeshme dhe pas seancës dëgjimore, është marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji për veprën penale “Sulm seksual”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu