Telenews

KY ËSHTË LOKACIONI KU DO TË ZHVILLOHET SFIDA MES PRISHTINËS DHE LLAPIT

Prishtina dhe Llapi do të përballen në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 14:00.
Ndryshe, ky ballafaqim nuk dihej se në cilin stadium do të zhvillohej, pasi Federata e Futbollit e Kosovës, nuk kishte specifikuar vendin se ku do luhej kjo përballje, teksa edhe Prishtina njashtu nuk kishte dhënë detaje.
Kujtojmë, Prishtina ndeshjet e fundit nuk i ka luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të ndeshjeve të kombëtares së Kosovës dhe ishte e paqartë se ku do të luhej ky takim.

Të ngajshme

Cardinale hap thesin, Tare transferon yllin 40 milionësh

KushtrimGuraj

Man Utd ofron kontratë rekord për Bruno Fernandes, 23 milionë euro në vit

KushtrimGuraj

Si e arriti Sunderland qëllimin e parë dhe çfarë kërkon Xhaka të arrijë me këtë klub

KushtrimGuraj