Në mes të Komoranit, afër shkollës, është një lokal i mbushur me motorrsharra e agregatë.
Aty është një mjeshtër i cili ka marrë vëmendjen e milionave njerëzve në botë.
Arben Gashin sot e ndjekin në rrjetin social ‘TikTok’ shumë adhurues të këtij ‘sporti’, ku një video e tij ka shkuar në gati 10 milionë shikime.
![](https://02press.com/wp-content/uploads/2022/11/arbe.jpg)
Ai është supër mjeshtër i motorrsharrave dhe kjo dëshmohet edhe përmes videove që ai poston në rrjetet sociale.
Arbeni tani nuk ka punë vetëm me klinentë lokal, atë e vizitojnë nga e gjithë Kosova dhe Rajoni të cilët ndahën të kënaqur me punën dhe çmimet e tij të arsyeshme.