Telenews

Ky është moti për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të shkurtër shiu, ndërsa vazhdon të jetë mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore me temperatura maksimale deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat vetëm në disa rajone mund të përcillen me ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu.

Të martën edhe më ngrohtë dhe kryesisht me diell në tërë rajonin dhe pa reshje atmosferike.

E mërkura sipas shumë gjasave na sjellë reshjet e shumëpritura të shiut edhe në Kosovë. Në Shqipëri të mërkurën priten rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mund të ketë stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu. Rrebeshe shumë intensive të mërkurën priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të jenë më të pakta dhe të karakterit lokal. /Telenews.al/

Të ngajshme

I kërkuar nga Danimarka për vrasje me pagesë, ky është kosovari që u kap në Prishtinë

Valjeta Turkaj

“Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos

Blearta

Lufta në Lindje të Mesme/ Maqedonia thotë se ka rezerva të naftës për 60 ditë

Blearta