Telenews

Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë, Naser Gashi ishte viktimë e rastit

Dy persona të maskuar kanë shtënë mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”. Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naser Gashi ka qenë viktimë e rastit dhe nuk ka qenë cak i sulmit.

I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.

Indeksonline ka siguruar foton e Gashit që vazhdon të jetë në arrati.

Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve.

Të ngajshme

Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin –

KushtrimGuraj

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë –

KushtrimGuraj

Schuebel: BE-ja është në krah të Kosovës, të vazhdohet puna drejt synimit të përbashkët –

KushtrimGuraj