Telenews

Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë, Naser Gashi ishte viktimë e rastit

Dy persona të maskuar kanë shtënë mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”. Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naser Gashi ka qenë viktimë e rastit dhe nuk ka qenë cak i sulmit.

I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.

Indeksonline ka siguruar foton e Gashit që vazhdon të jetë në arrati.

Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve.

Të ngajshme

Nxënësit nga Vushtrria shkëlqejnë në Barcelonë – 6 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj

Ambasadori francez i bën thirrje klasës politike në Kosovë për kompromis dhe funksionalitet institucional

KushtrimGuraj