Telenews

Ky është plani i Barçës për ta rikthyer Messin

Barcelona është duke e menduar mënyrën e rikthimit të Lionel Messit në gjirin  saj.

Ylli argjentinas iu bashkua vjet Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjigantin francez.

Dhe, katalunasit duan të presin deri verën tjetër dhe ta rikthejnë legjendën e tyre në “Camp Nou”, shkruan “ESPN”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Xavi Hernandez konsideron se 34 vjeçari mund të kryejë ende punë në Spanjë, nëse vendos të rikthehet në verën e vitit 2023, kur do të jetë lojtar i lirë prapë.

Ndërkohë, për Messin spekulohet se vitin tjetër mund të përfundojë përtej Atlantikut, respektivisht në klubin amerikan Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

Eksperienca e Messit në PSG nuk ka nisur si duhet dhe të gjithë e presin Messin e vërtet në vitin e tij të dytë në “Parkun e Princave”.
/Gazeta Express/

The post Ky është plani i Barçës për ta rikthyer Messin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Ronaldo, 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë

Rrezarta Ramaj

Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë –

KushtrimGuraj

Liridon Lecin e shkarkojnë nga emisioni “Dueli Sportiv”, pas incidentit me ish-futbollisten Aliu

Rrezarta Ramaj