Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
E përmes një komunikate media është bërë i ditur edhe rendi i ditës për këtë seancë.
Pika e parë është formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Rendi i ditës
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
- Betimi i deputetëve,
- Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.