Telenews

Ky është serbi i arrestuar për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri (Emri)

 

 

Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar dje një 59-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u arrestua në Jarinje është Slavisa Nedeljkovicz.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, lidhur me veprën për të cilën ngarkohet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Telenews/

Të ngajshme

Ambasadat e Kosovës, zëdhënëse të Qeverisë – nuk e huqin asnjë postim të Kurtit e Gërvallës

KushtrimGuraj

Rriten çmimet e vezëve, mishit e pemëve. Autoriteti i Konkurrencës pa fuqi ndëshkuese

KushtrimGuraj

Peci poet personal i Kurtit: Sofrat tona kanë bekim, falemnderit ty Albin

KushtrimGuraj