Telenews

Ky është shoferi i autobusit të linjës 4 i arrestuar për kanosje me armë zjarri

Dje u raportua për një incident që ka ndodhur në komunikacion, ku pas një mosmarrëveshje, shoferi i autobusit të linjës 4 në Prishtinë po dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shoferin e një veture tjetër. I dyshuari është arrestuar bashkë me konduktorin dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor. Sinjali ka mësuar identitetin e tyre dhe dyshimet që rëndojnë mbi të arrestuarit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se shoferi i dyshuar për këtë rast është Granit Vitija,  31-vjeçar, i cili ra në prangat e Policisë, bashkë me bashkëpunëtorin e tij, konduktorin Veton Hyseni. Ata po dyshohen se janë futur në telashe dhe po dyshohen për disa vepra penale.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke që palët patën në trafik me viktimën, shofer i një veture, i cili i kishte kërkuar sqarim të dyshuarit për veprimet në komunikacion. Kjo siç duket e ka mllefosur shoferin e autobusit, i cili pa një pa dy, ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar seriozisht viktimën.

Por nuk mbaroi këtu, pasi shoferit të dyshuar, i doli në ndihmë konduktori, i cili i ka marrë fishekët që i hoqi i dyshuari nga arma dhe i ka gjuajtur në bërllok. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia, që sekuestroi armën dhe të dyshuarit i shoqëroi në stacion policor.

Shoferi i autobusit do të hetohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, kurse konduktori për veprën “Dhënia e ndihmës kryerësve pas veprës penale”.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Valjeta Turkaj

Sulmi nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, detaje nga gjendja e pacientes

Valjeta Turkaj

27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu!

Valjeta Turkaj