Telenews

Ky fshat i Prishtinës do të mbetet sot pa rrymë e pa ujë për disa orë

Banorët e fshatit Bardhosh do të mbesin pa rrymë por edhe pa ujë për disa orë gjatë ditës së sotme.

Kështu ka njoftuar KRU ”Prishtina” përmes një njoftimi për media.

Punimet janë planifikuar nga ora 9:00 deri në orën 18:00.

E po ashtu do të preket edhe lagjja “Sofalia” që do të ketë ndërprerje nga ora 10:30 deri në orën 10:45 dhe nga ora 15:15 deri në orën 15:30. 

“Ju njoftojmë se më 13.06.2025 nga ora 09:00-18:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara. Konsumatorët që do afektohen nga kjo ndërprerje janë fshati Bardhosh. Po ashtu më 13.06.2025 nga ora 10:30-10:45 dhe nga ora 15:15-15:30 do të afektohen konsumatorët e lagjes ‘Sofalia’. Për shkak të këtyre punimeve të planifikuara nga KEDS-i, në këtë periudhë kohore mbesin pa ujë lagjet e lartëcekura. Faleminderit për mirëkuptimin!”, ka shkruar KRU “Prishtina”.

Të ngajshme

Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

KushtrimGuraj

Nesër në Drenas do të zbulohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

KushtrimGuraj

Rritet numri i lindjeve, gjatë prillit lindën mbi 2 mijë fëmijë

KushtrimGuraj