Telenews

KY HOXHË MBRON DREJTORESHËN: MBULESËN E NDALON UDHËZIMI ADMINISTRATIV

Hoxha dhe mësimdhënësi, Muhamed Dërmaku, i ka dalë në mbrojtje Drejtoreshës së Shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, pas reagimeve të shumta rreth shenjës që ndalon bartjen e shamisë, që ishte vendosur në derën e shkollës.
Dërmakut vlerëson se drejtoresha nuk duhet kritikuar sepse ajo nuk ka bërë asnjë gabim meqë ndalesa e shamisë është udhëzim administrativ nga MAShT.
“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit, që nga koha e, e, e, e…, i modifikuar disa herë nëpër vite, por i pandryshuar nga askush në atë pjesën e gjërave të ndaluara në shkollë, madje i miratuar edhe nga Avokati i “Popullit” dhe nga Gjykata”.
“Përnjëmend po pyes, a tash e keni kuptuar se sa keq dhe në çfarë mënyre është krahasuar mbulesa e vajzave muslimane në shkolla në Arsimin Parauniversitar në atë udhëzim a?!” ka shkruar Dërmaku në Facebook.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani

Raporti i IPK-së trondit: Pa hetues, pa ekipe, pa reagim (VIDEO)

Donat Hashani