Telenews

KY LOJTAR PRITET TË JETË BLERJA E PARË E TEN HAG TE MANCHA

Trajneri i ardhshëm i Manchester United, Erik ten Hag thuhet se është i prirur të nënshkruajë me Christian Eriksen.
Kontrata e reprezentuesit danez me Brentfordin do të skadojë në fund të qershorit dhe ai ka qenë i lidhur fort me një rikthim në Tottenham Hotspur si një lojtar i lirë.
Megjithatë, sipas “Daily Star”, ka gjithashtu interes të fortë nga Man United, me Ten Hag të prirur për ta sjellë atë në “Old Trafford” si pjesë e rindërtimit në klub.
Raporti pretendon se holandezi e sheh 30-vjeçarin si nënshkrimin perfekt për të nisur revolucionin e tij, ndërsa ai përgatitet të marrë drejtimin e 20 herë kampionëve të Anglisë në fund të këtij sezoni.
Danezi më parë ka luajtur në Premier Ligë për Tottenhamin midis viteve 2013 dhe 2020, duke bërë mbi 300 paraqitje për klubin e Londrës së Veriut përpara se të largohej për në Itali te Interi.
Eriksen ka impresionuar gjatë kohës së tij të shkurtër në Brentford, duke shënuar një herë dhe duke dhënë dy asistime në shtatë paraqitje në Premier Ligë, por mendohet se nuk ka gjasa që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re me skuadrën e Thomas Frank.

Të ngajshme

Shpresa e futbollit shqiptar: 10 vjeçari që po rrëmben zemrat e tifozëve në Zvicër

Donat Hashani

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani