Telenews

Ky pritet të jetë vendimi i UEFA-s për Bellinghamin

Jude Bellingham po hetohet nga UEFA pas veprimit që bëri pasi shënoi golin e barazimit kundër Sllovakisë.

21-vjeçari barazoi rezultatin në minutat e fundit për ta dërguar ndeshjen në shtesë, të cilën e fitoi Anglia dhe u kualifikua në çerekfinale të “Euro 2024”. Por gjatë festimit, Bellingham vendosi duart afër pjesës intime i drejtuar kah banka rezervë e sllovakëve, për çka ka rënë nën llupën e UEFA-s.

Vetë ylli i Real Madridit ka thënë se veprimi ishte për disa miq që ishin në shkallët e stadiumit.

Siç raporton “Bild”, Bellingham nuk pritet të suspendohet, por vetëm të dënohet me gjobë.

Veçanërisht, kjo pritet të ndodhë pasi Sllovakia nuk ka kërkuar dënim.

Veprim të ngjashëm, Bellingham bëri edhe kur shënoi gol në minutat e fundit për Realin kundër Barcelonës sezonin e kaluar. Në këtë rast, s’pati hetim.

Edhe portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, nuk u dënua pasi bëri veprim të ngjashëm në Botërorin e vitit 2022.

Të ngajshme

U konsideruar nga tifozët si lojtari që i humbi ndeshjen Barcelonës – tani vjen reagimi i Araujos

KushtrimGuraj

Kërkohen 225 milionë euro: Real Madridi vendos në treg dy yje të ekipit

KushtrimGuraj

Bëhet ”llug” tabela e Superligës për një vend që dërgon në Evropë dhe lufta për mbijetesë

Donat Hashani