Telenews

Ky qytet prin në Kosovë me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë për vitin 2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vitin 2022 Prishtina prin në Kosovë si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë vjetor krahasuar me qytetet e tjera të vendit.

Mbi 10 mijë tatimpagues u regjistruan në Prishtinë për vitin e kaluar, derisa pati mbi 5 miliardë euro qarkullim vjetor.

Pas Prishtinës për qarkullim të lartë vjetor 1 deri në 5 miliardë euro u renditën Graçanica, Ferizaji dhe Prizreni.

Si vende me më së paku tatimpagues (10 deri në 500) raportohet të jenë Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Obiliqi, Novobërda, Shtërpca, Hani i Elezit, Juniku dhe Dragashi.

Edhe të hyra më të ulëta vjetore (1 deri në 50 milionë euro) u regjistruan në të njëjtat qytete, me përjashtim të Hanit të Elezit, e cila pati 50 deri në 100 milionë euro të hyra vjetore për 2022.

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi