Telenews

Ky veprim i Ledrit dhe Dafinës tërhoqi vëmendjen e fansave, është vetëm rastësi apo ka diçka më shumë?

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë jo për projekte muzikore, por për stilin e tyre në veshje.

Në disa imazhe të shpërndara së fundmi, dy artistët janë shfaqur të veshur me bluza pothuajse identike.

Kujtojmë se Ledri dhe Dafina kanë qenë në një lidhje vite më parë, një raport që ka bërë bujë në median rozë. Sot, të dy kanë ndërtuar jetët e tyre personale dhe profesionale veçmas, por duket se disa gjëra kanë mbetur të përbashkëta – si preferencat në veshje.

Pa marrë parasysh rrugët e ndryshme që kanë ndjekur, kjo “koincidencë” në stil dëshmon se dyshja vazhdon të jetë në një linjë kur bëhet fjalë për trendet dhe modën bashkëkohore.

 

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj