Telenews

Kylian Mbappe përfundon në spital në SHBA – mungon ndaj Pachucas, nuk dihet kur rikthehet

“ka-mbaruar-faza-e-pershtatjes”-–-mbappe-tregon-emrin-e-skuadres-qe-e-do-ne-raundin-tjeter

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, është detyruar të shtrohet në spital për shkak të një forme të rëndë të gastroenteritit akut, që e ka mbajtur të izoluar nga skuadra prej disa ditësh.

Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar që nga dita e hënë, kur filloi të ndjejë shqetësime menjëherë pas stërvitjes, vetëm 48 orë para përballjes ndaj Al Hilal.

Mbappé, i cili është i izoluar në një dhomë hoteli që nga data 16 qershor, ka marrë vetëm ujë dhe fruta, pa qenë në gjendje të ushtrojë apo të shoqërohet me pjesën tjetër të ekipit.

Ai nuk ishte as në stadium për të parë ndeshjen kundër Al Hilal, të cilën Real Madridi e mbylli me barazim 1-1.

Pasi nuk pati përmirësim të ndjeshëm, klubi madrilen vendosi ta dërgojë 26-vjeçarin në një qendër spitalore për trajtim të specializuar dhe vëzhgim të afërt mjekësor.

Në këtë fazë të rikuperimit, ai është përjashtuar plotësisht nga përballja e ardhshme në Grupin G ndaj Pachucas.

Kushtet klimatike në SHBA – temperatura të larta dhe lagështi e madhe – vështirësojnë edhe më shumë rikthimin e shpejtë të sulmuesit francez.

 

 

Megjithatë, Mbappé tashmë ka pasur një sezon debutues mbresëlënës me fanellën e Real Madridit, duke realizuar 43 gola dhe pesë asistime në 56 paraqitje. Ai pritet të rikthehet sapo të marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor.

Të ngajshme

Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i Baselit

KushtrimGuraj

Manchester United gati ta pushtojë afatin kalimtar veror me shtatë super transferime

KushtrimGuraj

Bëhen bashkë Rrahmani e Zhegrova, çfarë po paralajmërojnë?

Donat Hashani