Telenews

Kylie Jenner shkëlqen me pamjen e saj provokuese në linjën e re të veshjeve Khy

Kylie Jenner ndezi rrjetet sociale me një paraqitje provokuese teksa prezantoi një pamje të re për linjën e saj të veshjeve Khy të hënën.

Ajo shfaqi dekoltenë dhe format e saj trupore, e veshur me një bluzë bandeau të verdhë dhe pantallona të shkurta për stërvitje, që do të dalin në treg më 13 gusht.

Ky postim erdhi një ditë pas festës së ditëlindjes së saj të 28-të, e cila u organizua me familjen dhe miqtë, por pa praninë e të dashurit të saj, aktorit Timothee Chalamet, shkruan DailyMail.

Fansat u habitën kur Chalamet, 29 vjeç, nuk i uron Jennerit për ditëlindje në rrjetet sociale, por postoi në vend të kësaj fotografi të një nokauti të Mohammed Ali-t me fjalët “Ëndërro për mrekulli”.

Megjithëse Chalamet nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këto fotografi, ato lidhen me filmin e tij të ardhshëm “Marty Supreme”, që do të dalë në kinema më 25 dhjetor.

Ndërkohë, ndërsa familjarët e Jenner i dërgonin urime publike, mungesa e aktorit në festë nxiti thashetheme për ndarje mes çiftit, që nuk është parë bashkë prej rreth një muaji.

Fansat vërejnë gjithashtu se Jenner ka postuar këngë që flasin për ndarje në Instagram Stories, duke ushqyer spekulimet për krisjen e marrëdhënies.

As Kylie e as Timothee nuk kanë komentuar publikisht mbi situatën, ndërsa mungesa e tij mund të shpjegohet edhe me angazhimet në xhirimet e “Dune: Messiah”, që po zhvillohen aktualisht në Budapest.

Përpara këtyre zhvillimeve, çifti u pa në Saint-Tropez në fillim të korrikut, së bashku me motrën e Jenner, Kendall Jenner. 

Të ngajshme

Unaza gjigante me të cilën Ronaldo i propozoi Georginas vlerësohet në mbi katër milionë euro

Valjeta Turkaj

Pas raportimeve për vdekjen e babait, Monika publikon fotografi me Aziz Salihun: Ju do

KushtrimGuraj

Dafina Zeqiri mburret me emrin unik të djalit: Vetëm një ‘Daskan’ në Kosovë

KushtrimGuraj