28-vjeçarja së fundmi festoi ditëlindjen në Los Angeles pa aktorin 29-vjeçar pranë saj, duke shkaktuar spekulime për ndarje, por burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata janë shumë mirë bashkë.
“Ata nuk janë parë me njëri-tjetrin për disa javë pasi Timothee ka qenë duke xhiruar “Dune”ndërkaq Kylie duke punuar”, tha një burim për People. “Ajo e vizitoi atë në korrik”.
Burimi shtoi: “Por edhe pse Kylie ka një avion privat, fluturimi është 12 orë. Ajo është nënë dhe punon gjithashtu. Ajo ka shumë përgjegjësi në Los Angeles. Agjenda e Timothee është e ngjeshur, me shumë pak kohë pushimi”.
“Megjithatë, ata po e bëjnë të funksionojë”, vazhdoi burimi i brendshëm.
“Ata flasin me FaceTime shumicën e ditëve”.
Një burim tjetër tha se Timothee së shpejti do të shkojë në Jordani dhe Abu Dhabi për fazën tjetër të xhirimeve.