Telenews

Labi fton të gjithë ata që falin xhumanë të protestojnë kundër Klodit

labi-fton-te-gjithe-ata-qe-falin-xhumane-te-protestojne-kunder-klodit

Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka nisur paraditen me një thirrje surprizë për banorët e tjerë, duke bërë një reagim publik kundër kolegut të tij, Klodian Mihaj.

Labi ka ftuar të gjithë banorët që “falin Xhumanë” të ngrihen dhe të marrin pjesë në një protestë simbolike kundër Klodit, duke e kthyer kështu situatën brenda shtëpisë në një moment të tensionuar dhe të komentuar gjerësisht nga publiku.

Më tej, Labinoti ka dhënë edhe një paralajmërim të qartë për Klodin, duke i premtuar se nëse ai del nga loja, ai do ta votojë Ludon, gjë që ka ndezur diskutime të shumta mes banorëve dhe ndjekësve të spektaklit.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe tensioni mes banorëve, ku strategjitë, aleancat dhe rivalitetet po bëhen gjithnjë e më të dukshme, duke shtuar emocionet dhe spekulimet për rrjedhën e lojës.

Të ngajshme

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Rrezarta Ramaj

Tre banorët e parë hyjnë para kohe në Big Brother VIP Kosova 5, nesër zbulohen emrat e tjerë –

KushtrimGuraj