Telenews

Laboratori i kanabisit, Sveçla: Qarqe të caktuara s’duan sundim të ligjit në tërë Kosovën

Policia e Kosovës sot ka kontrolluar një laborator droge në Leshak të Leposaviqit, nën dyshimet se kultivohej bima e kanabisit, e ku janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit në vlerë qindra mijëra euro.

Pas realizimit të këtij kontrolli, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se po bëhet çdo ditë e më e qartë pse po kundërshtohet shtrirja e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike”, ka shkruar ai.

Sveçla ka thënë se laaboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike.

“Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro. Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

 

 

Të ngajshme

NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Valjeta Turkaj

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Valjeta Turkaj

Thaçit i hiqen kufizimet për vizita me një person, i mbeten në fuqi për të tjerët

Valjeta Turkaj