Telenews

Lady Gaga ka dy unaza fejese dhe ka treguar pse

lady-gaga-tregon-se-cila-pjese-i-pelqen-me-shume-te-fansat-e-saj

Lady Gaga tha se ka dy unaza fejese dhe zbuloi arsyen pse i ka dy.

Këtë e ka treguar këngëtarja në episodin e ri të “Howard Stern Show” dhe ka shtuar se unaza e parë ka vlerë sentimentale, ndërsa e dyta është një unazë e shtrenjtë diamanti.

“Ai më solli dy unaza, dhe njëra prej tyre ishte një fije bari dhe kjo ishte e para me të cilën më propozoi. Unë i dua të dyja”, shtoi ajo.

Unaza e parë me të cilën i propozoi partneri i saj ishte një fije bari e mbështjellë me rrëshirë, dhe ajo e mban atë sipër një unaze të shtrenjtë diamanti.

Çifti diskutoi për propozimin para se të fejoheshin dhe më pas Gaga donte që ai t’i propozonte me diçka të thjeshtë./Telenews/

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Yllka Gashi