Telenews

Lajçak arrin në Kosovë: Bislimi e pret në darkë pune, ZKM thotë se s’ka kërkesë për takim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Kosovë. Gjatë ditës, Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se Bislimi dhe Lajçak do të ulen sonte së bashku në një darkë pune.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se Lajçak nuk ka lënë takim me Kryeministrin Albin Kurti.

“Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, ka thënë Kryeziu.

Kujtojmë se Lajçak ka qëndruar në Prishtinë të premten që shkoi bashkë me një ekip diplomatësh evropianë dhe përfaqësuesin amerikan, Gabriel Escobar. Kurse pas kthimit në Bruksel, Lajçak ka zhvilluar disa takime me shtetet të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj