Telenews

Lajçak: BE-ja ta kryejë punën e vet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja duhet ta kryejë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak është shprehur se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka.

“Në #DubrovnikForum2022 , theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Lajçak.

Në këtë tryezë po merr pjesë edhe Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./Shqip.com

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 gusht

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 29 gusht

Rrezarta Ramaj

Shfrytëzoni ofertat në AL Trade Market deri më 31 gusht 2026

Rrezarta Ramaj