Telenews

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutim i gjatë, i vështirë, por i drejtë

Përfaqësuesi special i BE-së, për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak pas këtij takimi tha se u bë një diskutim i gjatë, i vështirë, por i drejtë.

Ai gjithashtu tha se të dy i pajtuan që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë me Aleksandër Vuçiqin. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet në shkrimin e bërë nga Lajçak në Twitter.

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 3 Gusht

Rrezarta Ramaj

Nata e fundit e “Sunny Hill”, Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa shkëlqejnë krah njëra-tjetrës

Rrezarta Ramaj

Ky është lokacioni ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj