Telenews

Lajçak shkruan pas rundit të fundit me Bislimin e Petkoviqin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të enjten për takimin e përbashkët që sot e pati me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak ka thënë se ka folur me ta për “çështjen e dinarit”. Më pas tregoi se ka paraqitur një propozim kompromisi për të kapërcyer dallimet.

Rezultat nuk ka pasur, por Lajçak tha se do t’i presë sërish palët në takim.

“Isha nikoqir i një takimi të dialogut për rrugën përpara për “çështjen e dinarit”, i cili u dha hapësirë të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre. Përfundova duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet. Do të presë takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktie”, ka shkruar Lajçak.

Përndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit iu ka thënë gazetarëve se Serbia kishte kërkuar që t’i mundësohet financimi i strukturave paralale deri në themelimin e Asociacionit.

Por, Bislimi ka shtuar se as Lajçaku nuk e ka mirëkuptuar një propozim të tillë.

Takimi i radhës siç ka thënë Bislimi pritet të jetë në mes të muajit maj.

 

 

source

Të ngajshme

Çmimi i naftës bie pasi Trump pezulloi sulmin ndaj Iranit

Valjeta Turkaj

Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Valjeta Turkaj

Pas hetimeve disamujore, kapen gjashtë “super hajnat” e Gjilanit

Valjeta Turkaj