Telenews

Lajçak: Situata në veri mbetet e brishtë

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se situata në Veriun e Kosovës mbetet e brishtë, siç thotë ai pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka shkruar për punën e tij si i dërguar i BE-së në dialog.

Ai ka thënë se ka punuar ngushtë me ndërkombëtarët edhe gjatë kësaj jave për hapat e ardhshëm në adresimin e krizës.

”I kalova dy ditët e fundit në Bruksel, ku ekipi im dhe unë kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë“.

“I gëzuar për interesimin e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian 🇪🇺, të cilët më ftuan së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjet tona për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu