Telenews

Lajçak takohet me O’Brien dhe Escobarin, flasin për dialogun

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien si dhe zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar, në Washington

Gjatë takimit është diskutuar për rrugën përpara të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka shkruar O’Brien në “X”.

O’Brien tha se SHBA mbështet fuqishëm dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive.

 

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe EUSR @MiroslavLajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive,” shkruan O’Brien.

Lajçak shtoi se është rikonfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes SHBA-së dhe BE-së.

“Një kënaqësi për t’u takuar @StateEUR Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar në Washington sot për të diskutuar rrugën përpara në Dialog dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Rikonfirmuam 🇪🇺🇺🇸bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shkroi Lajçak.

 


source

Të ngajshme

Rritja e gjobave vetëdijëson kosovarët për respektim të rregullave në trafik

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit mes Osmanit dhe Allen

50 fëmijë në dispozicion për adoptim, 200 familje të interesuara