Telenews

Lajçak tregon për raportimin në Këshillin e Europës

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar për aktivitetet e tij të fundit në një postim në Facebook.

Ai ka shkruar se ishte në Firencë për seminarin për diplomatët e rinj nga Ballkani Perëndimor dhe për raportimin në Këshillin e Europës, ku i informoi anëtarët e kësaj organizate edhe për “dinamikën aktuale të dialogut” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një ngjarje që e pres gjithmonë me padurim është seminari i rregullt për diplomatët e rinj nga Ballkani Perëndimor, i organizuar nga Instituti Universitar Europian në Firence. Ishte frymëzues përfshirja në një diskutim të gjallë rreth politikëbërjes së BE-së, politikës në zhvillim të zgjerimit dhe sfidave me të cilat përballet rajoni sot”, shkroi Lajçak.

“Nga Firence, udhëtova për në Strasburg me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Europës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin t’i informoj anëtarët e Këshillit të Europës dhe shtetet anëtare të BE-së për gjendjen dhe dinamikën aktuale të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

Në Strasburg, Lajçak tha se e shfrytëzoi mundësinë edhe “për të bashkëvepruar me një numër zyrtarësh të Këshillit të Europës për dosjet tona përkatëse”.

source

Të ngajshme

“Politikë arrogante që dëmtoi ekonominë”- AKB dhe njohësit e ekonomisë Muratit pasi Supremja ia rrëzoi vendimin për arkat

KushtrimGuraj

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

KushtrimGuraj

Barduani pret emisaren britanike, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj