Telenews

Lajçaku paralajmëron takim në Bruksel për hapjen e Urës së Ibrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar që në takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi në Bruksel do të diskutohet për hapjen e urës së Ibrit.

Në një tjetër postim në “X”, Lajçak ka thënë se BE-ja vazhdimisht ka theksuar se çështja e urës duhet të diskutohet në Bruksel.

Sipas tij Qeveria nuk duhet të merr vendime kundër vullnetit të qytetarëve, duke shtuar se një Qeveri e mirë e kupton ndjeshmërinë ndaj pakicave.

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose se ka ndryshuar qëndrim janë të pavërteta”.

“Vendosja e një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmëritë e pakicës. Ne do të diskutojmë se si të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj