Telenews

Lajm fantastik: ATK-ja rrit të hyrat për 30 milionë euro

Institucion i Administratës Tatimore të Kosovës, si një ndër më të rëndësishmit në mbushjen e arkës së shtetit të Republikës së Kosovës, ka arritur që për dy muajt e parë të këtij viti të mbledh 124.9 milion euro tatime.
Ky trend i performancës së të hyrave ka tejkaluar objektivat e planifikuara për këtë periudhë, duke arritur që të mblidhen 11.8 milion euro apo 10.4% më shumë. Gjithashtu në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021 është arritur të rriten të hyrat për 30 milion euro apo 31.6 %.
ATK të gjitha aktivitetet e saj tash më i ka të koordinuara sipas Planit Strategjik për vitin 2022-2026, në të cilin janë të përfshira objektivat; forcimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor – maksimizimi i të hyrave të mbledhura dhe të pagueshme, sipas ligjeve tatimore të Kosovës; modernizimi i Administratës Tatimore – zbatimi i një sistemi të ri të administrimit të teknologjisë së informacionit, modernizimi i strukturave tona organizative, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe kapaciteteve institucionale për t’iu përgjigjur mjedisit tonë të ri.
Për të implementuar Planin Strategjik, ATK do të avancoj një sërë nismash reformuese për të ndërtuar një administratë tatimore moderne dhe efektive. Këto nisma do ta udhëzojnë hartimin e strategjive dhe veprimeve specifike në planet tona vjetore operative dhe strategjike.
Andaj, menaxhmenti i lartë i ATK-së i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë në kohë obligimet e tyre tatimore, pasi që kjo është njëra ndër shumë mundësit kur ju mund të kontribuoni për shtetin tonë.

Të ngajshme

Abdixhiku prezanton katër projekte kulturore: Do të kushtojnë rreth 60 milionë euro

Erzana Fazliu

“Refuzimi i 100 eurove të fëmijëve”, Hykmetja, Hekuranit: S’janë paratë e tua dështak

Erzana Fazliu

Vuçiqi luan viktimën duke u lutur në kishë: Kurti po provon ta heqë Listën Serbe

Erzana Fazliu