Telenews

Lajm i mirë: Fillon renovimi i shkallëve famëkeqe te Posta e madhe në Prishtinë

Pas një kohe të gjatë dhe pritje me vite të tëra, duket se më në fund ka filluar renovimi i shkallëve famëkeqe tek Posta e madhe në Prishtinë.

Përkundër ankesave të shumta dhe pakënaqësive të qytetarëve, asnjë pushtet nuk kishte marrë mundin që të plotësojë kërkesat e tyre e duket se Përparim Rama ka vendosur ti ndëgjojë qytetarët.

Këto shkallë shumë të frekuentuara në vazhdimësi kanë rrezikuar jetën e qytetarëve, për shkak të dëmtimeve të shumta që kishin pllakat e tyre, por që deri tani nuk ishte ndërmarrë asnjë hap për rregullimin e tyre.

Vrojtuesit e lagjes në Prishtinë, nëpërmjet një fotografie sot kanë konfirmuar nisjen e punimeve në këtë pjesë të kryeqytetit, që për vite me radhë ka qenë e harruar nga Komuna e Prishtinës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Kosova mposht Serbinë në Kampionatin Ndërkombëtar të Golfit

Rrezarta Ramaj

Gjithçka e kryer/ Mirlind Daku me klub të ri, sulmuesi shqiptar nuk lëviz nga Rusia

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa promovon Prishtinën në një video të re: Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View

Rrezarta Ramaj