Telenews

Lajm i mirë për Hamburgun, s’ka shenja të virusit Marburg

Pas njoftimit shqetësues se virusi vdekjeprurës Marburg mund të jetë prezent në Hamburg të Gjermanisë, banorët janë qetësuar të enjten pasi personat e dyshuar si të infektuar kanë rezultuar negativë.

Burri dhe gruaja nuk janë të infektuar me virusin që ishte paraqitur për të fundit herë në Gjermani në vitin 1967.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të gjithë që kanë qenë të shqetësuar se mund të jenë infektuar nga kontakti me personat, mund të ndihen të lirë.

Dy të rinjtë kishin qenë në tren në Hamburg kur janë izoluar si të dyshuar pasi që kishin arritur nga Ruanda.

Të ngajshme

Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Valjeta Turkaj

Raportohet se Kurti është dënuar me 250 euro që s’shkoi për të dhënë dëshmi në Prokurori

Valjeta Turkaj

Detaje të reja, rreshteri Muhamed Lika dyshohet se u vra gjatë një tentim-grabitjeje

Valjeta Turkaj