Telenews

Lajm i mirë për qytetarët: Ministrja Hajdari paralajmëron çmim “tavan” edhe për produktet e bukës, sikurse për derivatet e naftës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, kanë mbajtur konferencë për media, ku u diskutua për rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Ministrja Hajdari u shpreh e shqetësuar për rritjen e çmimit të bukës, që ka arritur deri në 60 cent në disa vende, siç njoftoi ajo, teksa tha se kjo çështje duhet adresuar sa më parë.

“Duke e pasur parasysh rritjen e çmimit të bukës, në Prizren, Pejë e disa markete e furra që ka shkuar deri në 60 cent. E dimë që jemi të ekspozuar te importi, por kjo nuk do të thotë qe duhet të lejojmë për një qëllim të një marzhe të fitimit. Kjo është një brengë që duhet ta adresojmë… Ne veç se po e analizojmë situatën më treg, për analizën e çmimeve të produkteve esenciale”, u shpreh ajo.

“Nga të dhënat e doganës, ndonëse kemi rritje të çmimi në furra të bukës, po çmimet që vijnë në doganë të grurit dhe miellit janë në rënie, 7% zbritje bazuar nga evidenca e doganës. Kjo është konfirmuar edhe nga grupi punues i MINT dhe Ministrisë së Financave.”

“Sot në takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ne e kemi konsultuar edhe raportin e gjelbër që referon që më shumë se 70% e tregut mund të mbulohet nga fermerët vendorë.”

“Presim korrjet të përfundohen, dhe të shohim se sa do të ketë më shumë sivjet grurë. Por është garanci që 70% furnizimi i tregut do të mbulohet nga tregu vendor kjo falë subvencioneve.”

Tutje, Hajdari foli edhe për rritjen e çmimit të naftës, me ç’rast tha se janë marrë të dhënat për importuesit dhe çmimet e tyre.

“Për rastin e çmimit të naftës ne kemi marrë edhe importet për secilin importues të naftës, importues 52 gjithsej, sa litra dhe çfarë çmimi furnizues kanë”.

“Pas hulumtimeve nga grupi punues kemi konstatuar se marzha tregtare e artikujve esencial ka një dallim te lartë në mes të operatorëve ekonomik, ku mesatarja varion nga 8 deri në 19.4%”.

“Ne kemi emëruar edhe komisionin për mbrojtjen e konkurrencës që i hap rrugë AKK-së. Me ligjin e ri kemi për qëllim identifikimin e marrëveshjeve të fshehta.”

 

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngajshme

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin në Londër

Valjeta Turkaj

Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Valjeta Turkaj

Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

Valjeta Turkaj