Telenews

Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

lajme-te-mira-per-zhegroven-para-lojes-me-pisan

Edon Zhegrova është sëmurë së fundmi dhe nuk ushtroi me Juventusin shkaku i gripit, të shoqëruar nga një temperaturë e lehtë.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se gjendja e yllit kosovar po përmirësohet, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo nënkupton se ish-futbollisti i Lillet mund të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjen e së shtunës.

Më saktësisht, “Bianconeri” do të luajnë më 27 dhjetor me Pisan në udhëtim, duke filluar nga ora 20:45.

Sot do të vendoset përfundimisht rreth “fatit” të përfaqësuesit kosovar për ndeshjen e kësaj fundjave, por që shenjat janë të mira që ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

E konkurrenti i tij për një pozitë titullari, Conceicao mbetet i lënduar dhe kjo jep shpresë që anësori i djathtë mund të ketë më shumë minuta në dispozicion, për të mos thënë që të luajë edhe nga minuta e parë.

Zhegrova ka luajtur pak, dorën në zemër, që prej kur u transferua në Torino gjatë verës që shkoi, fillimisht me trajnerin Igor Tudor e tash edhe me trajnerin Spalletti.

Arsyetimi i trajnerëve është se majtaku nuk është ende 100 për qind në aspektin fizik, duke mos i vënë në diskutim asnjëherë kualitetet e tij.

Të ngajshme

Barcelona interesohen për Marcos Senesi

KushtrimGuraj

Bomba e merkatos së janarit: Sandro Tonali rikthehet në Serie A

KushtrimGuraj

Tre gjigantë evropianë vihen pas Marcos Senesi

KushtrimGuraj