Ditëve të fundit kanë shpërthyer kritika lidhur me mënyrën se si pensionistët detyrohen çdo muaj të shkojnë në zyrat e pensioneve për të lajmëruar të dhënat e tyre, pavarësisht moshës së shtyrë.
Lidhur me këtë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka reaguar duke theksuar se pensionistët me probleme shëndetësore, si dhe ata mbi moshën 80 vjeçare, mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimit.
Ministria ka publikuar edhe numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit në gjashtë qytete ku mund të kontaktohen ekipet mobile.
Postimi i plotë: