Telenews

Lajmi Fundit :Serbët vendosin t’i lëshojnë institucionet e Kosovës, Rakiq: Jap dorëheqje nga pozita e ministrit

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq ka njoftuar se kanë marrë vendim për të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës.

Rakiq gjithashtu ka thënë se jep dorëheqje edhe nga poizita e ministrit që mban në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka treguar se kanë vendosur që serbët të largohen nga të gjitha institucionet politike – Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administrata në Kosovë.

Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

 

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta