Telenews

LAJMI I FUNDIT: ARRESTOHET PERSONI QË GODITI 20 VJEÇAREN ME VETURË NË FUSHË KOSOVË

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikoj të dyshuarin, i cili sot gjatë ditës ka goditur një këmbësore, në Fushë Kosovë.
Raportohet se i njëjti aktualisht është duke u intervistuar nga Policia.


Vajza që u shkel me veturë u dërgua në gjendje të rëndë në Emergjencë të QKUK-së, ku u trajtua derisa u transferua në Klinikën e Mjekimit Intensiv.
Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, se gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.
“Lëndimet janë shumë të rënda, ka lëndime në regjionin e kokës, në regjionin e gjoksit, në regjionin e komplikut dhe në pjesën e nënsqetullës ka një ndërhyrje, e cila është sanuar dhe i është futur në gips për momentin”.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se pacientja ka marrë lëndime serioze në trup dhe vazhdon të jetë nën kujdesin mjekësor.


“Gjendja e përgjithshme e pacientit vazhdon me qenë për momentin relativisht stabile, pas marrjes së tretmanit mjekësor në përgjithësi është në gjendje të rëndë, sepse lëndimet janë shumë serioze. Vazhdon me qenë ende nën efektin e barnave”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Kusari-Lila takohej e “fliste aq familjarisht” me politikanen serbe, një muaj pas sulmit në Banjska

KushtrimGuraj

Viti i Ri la dhjetëra kosovarë të lënduar, mes tyre edhe fëmijë që humbën gjymtyrë

KushtrimGuraj

Osmani pas vizitave në Gjakovë e Malishevë: Bashkë mund t’i tejkalojmë sfidat

Donat Hashani