Telenews

LAJMI I FUNDIT: NJËSIA SPECIALE ME AKSION KUNDËR DROGËS NË VERI (VIDEO)

Forca Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në mesditën e sotme në veri të Mitrovicës përpara një objekti banimi.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, tha se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.
“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq.
Ndërsa, po ashtu raportohet se qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.
Telenews.al do të ju mbajë të informuar.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj