Aktori dhe poeti i njohur Çun Lajçi ka shpërthyer në një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër etiketimin e kundërshtarëve politikë si “agjentë të Serbisë” apo “spiunë të Rusisë”. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj një klime politike që, sipas tij, kujton periudhën e komunizmit
Lajçi ngre pyetje të drejtpërdrejta për shoqërinë, duke vënë në pikëpyetje nëse është mëkat të ndihesh shqiptar pa qenë pjesë e asnjë partie apo ideologjie. Ai e krahason aktualitetin me një kohë kur “edhe loti duhej të dilte sipas vijës së partisë” dhe kritikon ata që sulmojnë verbërisht mendimin ndryshe.
“Si mundet që sot, çdo njeri që mendon ndryshe, shndërrohet menjëherë në ‘agjent të Serbisë’? Apo ‘spiun i Rusisë’?”, shkruan Lajçi, duke shtuar se tashmë po i frikësohet edhe vetvetes, nga frika se mos edhe ajo një ditë e quan “agjent”.
“Por që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit e presidenten me kërcënua me vdekje… këtë s’e kam imagjinuar kurrë!”, shtoi tutje Lajqi.